Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas vrasjes së gruas në Pejë nga burri i saj.
Hoti ka thënë se Institucionet duhet të reagojnë duke parë situatën e tmerrshme që është duke ndodhur për vrasjet ndaj grave.
“MJAFTË MË. Institucionet duhet të reagojnë duke parë situatën e tmerrshme që është duke ndodhur për vrasjet ndaj grave”, ka shkruar deputeti i LDK-së në facebook.
Hoti ka thënë se kjo është e patolerueshme.
“Edhe një tjetër vrasje brenda 4-5 ditëve është e patolerueshme dhe drejtësia duhet të shqiptojë dënimet maksikmale për këto akte të shëmtuara. Shoqëria duhet të këndellet dhe institucionet duhet të kenë kujdes të shtuar sidomos për rastet që kërkojnë ndihmën e shtetit”, ka shkruar Hoti.
Ai ka thënë gjithashtu se duhet reflektim dhe përgjegjësi nga të gjitha hallkat shtetërore./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vritet një grua në Pejë, dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...