Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë detaje rreth rastit të vrasjes së gruas në Llaushë nga burri i saj.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani tha për arbresh.info se personi i dyshuar nuk ishte intervistuar asnjëherë nga prokuroria.
Sipas kryeprokurorit Ujkani, i dyshuari pas raportimit për dhunë në familje nga bashkëshortja e tij, ishte intervistuar në polici dhe ishte liruar.
Kryeprokurori i tha arbresh.info se policia shkresat në lidhje me denoncimin e viktimës në fshatin Llaush të Skenderajt që ishte bërë me datën 01.01.2022, i ka dërguar sot në prokurori , një ditë pasi rastit tragjik të vrasjes.
“Po, rasti që ka ndodh më herët, policia e ka sjell në prokurori sot i ka dorëzua për rastin e datës 1 janar. Nuk theksohet aty, veç është informua prokurori edhe për detale të tjera rreth rastit nuk ka konstatime, vetëm se është liru për dhunë në familje. U hap rasti më tutje nuk ka diçka të theksuar. Pra, policia vetëm i ka pru shkresat në prokurori edhe i ka intervistua palët, nga policia e jo prokuroria. Nuk ka të dhëna të tjera për këtë person nuk ka shënime nëse është intervistua më herët”, tha Ujakni./arbresh.info/
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...
Flet vëllai i Liridona Ademajt: U vërtetua ajo çfarë kemi th...
Dënimet me burg të përjetshëm, Deliu: Drejtësia s’duhet të m...