Edmon Lajçi është shpallë fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij, Gjyljeta Ukellës në prill të këtij viti në Pejë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, Elzana Kastrati, zëdhënëse nga Gjykata Themelore në Pejë.
“Ju konfirmoj se të pandehurit E.L, sot me datë 27.12.2024, i është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm, për rastin të cilit jeni referuar”, tha ajo.
Lajçi kishte pranuar veprën penale të vrasjes së gruas së tij në seancën e kaluar, gjatë deklarimit rreth fajësisë, duke i kërkuar falje familjes së tani të ndjerës.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë, më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më 16 prill 2024 ka vrarë bashkëshorten e tij në Pejë./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj falje familjes së të ndjerës për veprimet
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...