Vrasja e 42-vjeçarit në Skënderaj/ Identifikohen dy të dyshuar, ndodhen në arrati

18:05 | 12 Shkurt 2025
E.G

Dy persona të dyshuar për vrasjen e një 42 vjeçari në Skenderaj janë identifikuar dhe të njëjtit ndodhen në arrati.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni për Arbresh.info bëri të ditur se rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe po punohet intensivisht për arrestimin e të dyshuarve.

“Prokurori i rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë menjëherë në vend ngjarje ku është konstatuar se një person ka mbetur i vrarë. Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe dy persona të dyshuar janë identifikuar dhe të njëjtit ndodhen në arrati. Jemi duke punuar që të dyshuarit të arrestohen dhe të vihen para drejtësisë, si dhe rasti të zbulohet në tërësi”, tha Preteni.

Ndryshe, viktima në këtë rast raportohet se është Ismet Ibishi nga fshati Klinë e Ulët.

Sipas burimeve të mediumit Arbresh.info, dyshohet viktima dhe dorasi janë familjarë mes vete (djem të mixhës).

Arsyeja që çoi në ngjarjen me fatalitet dyshohet të jetë një mosmarrëveshje për çështje të tokës.

Lajmi është konfimruar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se viktima është një 42-vjeçar,i cili është vrarë brenda një lokali.

Publikohet fotografia, ky është burri që u vra sot në qendër të Skenderajt

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje të reja rreth vrasjes në Skenderaj

Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i vrarë një 42 vjeçar në Skenderaj