Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, pasi i njëjti gjatë periudhës mars-prill të vitit 1999, në cilësinë e komandantit të nënstatcionit në Zhegër të Komunës së Gjilanit, nuk ka ndërrmarrë asnjë veprim për të parandaluar plaçkitjet, dëbimin dhe vrasjet e 29 e civilëve shqiptarë.
Sipas aktakuzës, ai ishte në dijeni se më 30 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, nën komandën e tij, kishin rrethuar fshatin Zhegër, ndërsa më 27 mars 1999 ishte sulmuar fshati Llashticë
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj D.N., për kryerjen e veprës penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”. I pandehuri D.N.akuzohet se, gjatë periudhës mars-prill të vitit 1999, në cilësinë e komandantit të nënstatcionit në Zhegër të Komunës së Gjilanit, nuk ka ndërrmarrë asnjë veprim për të parandaluar plaçkitjet, dëbimin dhe vrasjet e 29 e civilëve shqiptarë”, thuhet në njoftim
“Sipas aktakuzës, D.N ishte në dijeni se më 30 mars 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe, nën komandën e tij, kishin rrethuar fshatin Zhegër, ndërsa më 27 mars 1999 ishte sulmuar fshati Llashticë. I pandehuri D.N., së bashku me komandantin e Statcionit të Policisë në Gjilan, kishin urdhëruar tjetërsimin e vendit të ngjarjes me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të krimit”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.
Në njoftim gjithashtu thuhet se i njëjti, edhe pse ishte njoftuar përmes një letre nga të dëmtuarit nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për të parandaluar, ndaluar ose siç thuhet, për t’i paraqitur rastet për hetim, por ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...
“E mbuluar’ nga dëbora/ Rama ndan pamjet me dron nga Dardha:...
Shkon në 39 numri i të vdekurve pas përplasjes së trenave në...
Mijëra viktima nga protestat/ Mjekë dhe dëshmitarë përshkrua...
Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi i Shq...