I dyshuari për vrasjen e Enver Hadrit në Bruksel në vitit 1990, Andrija Drashkoviq (51 vjeç), është liruar nga paraburgimi në Split, Kroaci, me kaucion prej 100 mijë eurove.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Gjykatës në Split, Damir Romac, njoftojnë medie kroate, transmeton koha.net.
“Drashkoviqit i është marrë pasaporta, ai nuk guxon ta braktisë Splitin, e gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do të ekstradohet në Belgjikë”, ka thënë Romac.
Drashkoviq është arrestuar para dhjetë ditësh me urdhër të autoriteteve belge për shkak të vrasje së emigrantit shqiptar Enver Hadri, kryetar i “Lëvizjes për të drejta të njeriut”.
Mediet serbe thonë se Drashkoviq ka vrarë edhe një shtetas serb në Beograd në vitin 2000 dhe për këtë ai ka vuajtur dënimin me burg nëntë vjet.
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër