Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

23:51 | 12 Prill 2026
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java parashihet me mot të ndryshueshëm, vranësira, rreze dielli dhe riga shiu.

Siaps IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit dhe verilndjes, shpejtësia e së cilës mund të jetë nga 1-7m/s, shkruan Arbresh.info

E hënë

Mot me diell dhe vranesira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 1-4°C
Temperaturat maksimale: 15-19°C
Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-7m/s

E martë

Mot me diell dhe vranesira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale: 3 – 7°C
Temperaturat maksimale: 15-18°C
Era: nga jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.. Vrannsirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale: 3-7°C
Temperaturat maksimale: 16-19°C
Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

E enjte

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale: 4-8°C
Temperaturat maksimale: 17-19°C
Era: nga veriperendimi 1-7m/s.

E premte

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat mimale: 3 deri 7°C
Tmperaturat maksimale: 15- 18°C
Era: nga drejtimi i veriperendimi me shpejtësi 1-6m/s./Arbrsh.info

Shpërndaje në rrjete sociale