Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -5 gradë Celsius deri në 2 gradë Celsius.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
E shtunë – Moti parashikohet i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet e ditës priten të jenë ndërmjet 0°C dhe 2°C. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.
E diel – Moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të izoluara bore në disa zona. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -5°C dhe -2°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 0°C. Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1-9 m/s.
Këshillë nga IHMK-ja për pjesëmarrësit në komunikacion:
Ju këshillohet të tregoni kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të përshtatni automjetet me kushtet atmosferike. Java e ardhshme parashihet me temperaturat tipike dimërore!
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...