Një person ne Kamenicë është gjobitur nga Policia e Kosovës me 400 euro dhe heqje te patentë shoferit për nëntë muaj, pasi i njëjti ka vozitur nën ndikimin e alkoolit.
Siç thuhet në njoftim, ngjarja ka ndodhur në fshatin Rubovc.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë në pikët të kontrollit të automjeteve në fshatin Rubovc, komuna e Kamenicës ka ndalur një automjet me targa vendore me vozitës kosovar shqiptar. Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi mundë të jetë nën ndikim të alkoolit. Të njëjtit pasi që i është matur alkooli me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.02 pronila”.
“Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej nëntë (9) muaj”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...