Voziti në gjendje të dehur, policia e gjobit me 300 euro një shofer në Ferizaj

14:13 | 1 Mars 2026
E.G

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, njofton se ka ndaluar një automjet të tipit VW Golf me targa vendore.

Gjatë kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit të shoferit të automjetit, “është konstatuar se shoferi I.B. (38 vjeç) po qarkullonte nën ndikimin e alkoolit. Pas testimit me alkooltest, rezultati ka qenë 1.12 promila”, njofton PK.

Për këtë kundërvajtje, “ndaj shoferit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro, 2 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 6 muaj”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Të ngjashme