Policia Rajonale e Ferizajt ka arrestuar mbrëmjen e së dielës një të ri 19-vjeçar, pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi tejet të madhe.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ku i dyshuari, me inicialet O.H., po lëvizte me shpejtësi 162 km/h, ndonëse kufizimi i lejuar në atë zonë është 50 km/h, shkruan Arbresh.info.
Ndaj tij janë shqiptuar masa ndëshkuese, përfshirë gjobë në vlerë prej 500 eurosh, pesë pikë negative si dhe ndalim i drejtimit të automjetit për 12 muaj në territorin e Kosovës.
“Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve të automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, pasi shkeljet e tilla paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Policia do të vazhdojë me intensifikimin e kontrolleve me radarë në të gjitha rrugët e rajonit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje në numrat: 192, 0290/326-250, 0290/322-406 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...
Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt...