Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani ka votuar para pak çastesh teksa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Sinani tha se sot është dita kur të gjithë duhet të angazhohen për të dal masivisht në zgjedhje.
“Sot, është dita kur vendoset për qeverisjen e ardhshme komunale. Vendoset për 4 vitet që i kemi përpara. Sot, është dita kur të gjithë bashkë duhet të angazhohemi që të dalim masivisht e ta shfrytëzojmë të drejtën e votës. Andaj, ju ftoj edhe njëherë që ta shfrytëzoni këtë të drejtë e të dilni të votoni”, shkruan Sinani.
“Të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, sot te kutia e votimit do ta kenë mendjen tek përcaktimi i përzgjedhjes së atyre që punojnë me zemër për vendin tonë. Me fat!”, u shpreh ajo./Arbresh.info
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...