Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas zgjedhjeve në Mitrovicë, duke thënë se sulmet politike ndaj qytetit dhe ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti nuk kanë dhënë rezultat.
Haxhiu theksoi se tentativat për të sulmuar Mitrovicën dhe për të minuar fitoret e VV-së u kthyen në bumerang, duke u treguar qartë në zgjedhjet e 12 tetorit dhe 9 nëntorit.
Sipas saj, disa përpjekje për të marrë rezultatet “në tavolinë” janë të kota, sepse Mitrovica ka folur qartë dhe pastër, dhe asnjë insinuatë nuk mund të ndryshojë këtë.
“Vetë e ngritën vorbullën në Mitrovicë duke dashur të sulmojnë njëkohësisht edhe Mitrovicën edhe Albin Kurtin për t’i akuzuar më pas se Mitrovica nuk i vlerëson dhe se nuk është bërë asgjë për të. Por vorbulla u kthye në bumerang. Rezultati u dëshmua qartë dy herë, më 12 tetor dhe më 9 nëntor. Dhe kur dështimi është kaq flagrant, natyrshëm kombinimi i dështimit të PDK-së dhe disa hibridëve del sërish në skenë. Tani, meqë nuk arritën të fitojnë as në terren e as përmes studiove televizive, duan ta marrin rezultatin në tavolinë. Por Mitrovica ka folur qartë dhe pastër, aq shumë, sa asnjë insinuatë nuk mund t’u bëjë më punë”, shkroi Haxhiu./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...