Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se kushdo që guxon të prekë vullnetin e qytetarëve, duhet të përballet me ligjin dhe vendin e ka në burg.
Në një postim në Facebook, Bajrami bëri këtë deklaratë lidhur me rastin në Mitrovicë, ku ka dyshime për manipulime me vota.
“I bëj thirrje urgjente KQZ-së, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese të veprojnë dhe të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur në Mitrovicë”, ka shkruar ajo.
Deputetja e LDK-së theksoi se kjo nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur “teknik” në fletëvotime.
“Askush nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës. Procesi elektoral është lënduar dhe duhet sa më shpejt të ketë përgjigje dhe përgjegjësi!”, tha ajo./Arbresh.info
Historia e luftës së Kosovës ligjërohet në orën e parë mësim...
Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë
Gjykata Supreme ndërpret paraburgimin ndaj N.B, për keqpërdo...
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...