Dimal Basha ka votuar për herë të parë si Kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka postuar edhe fotografi duke ushtruar të drejtën e tij qytetare, ai uron që pjesëmarrja të jetë e lartë dhe me frymë të plotë qytetarie.
“Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës, në një ditë që na bashkon të gjithëve për të vendosur mbi të ardhmen e komunave tona. Prandaj, ftoj të gjithë qytetarët të dalin masivisht dhe të votojnë, sepse vota është zëri juaj që dëgjohet dhe mënyra më e drejtpërdrejtë për të ndikuar në vendimet që prekin jetën tonë të përditshme. Le të jetë kjo ditë festë e demokracisë, me votime të qeta, pjesëmarrje të lartë dhe me frymë të plotë qytetarie. Kështu dëshmojmë edhe një herë pjekurinë tonë demokratike dhe dashurinë e sinqertë për vendin që duam”, shkruan kryeparlamentari.
Ndryshe, përmes agjendës nga Lëvizja Vetëvendosje, u bë e ditur se Basha do të votojë në orën 13:00, megjithatë i njëjti ushtroi të drejtën e tij shumë më herët se ora e përcaktuar.
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos
Kamioni doli nga rruga dhe ra në greminë, shtetasi i Kosovës...