Të hënën zyrtarisht do të fillojë procesi mësimorë në shkollat e vendit. Gjatë pushimit të verës menaxhmentet e shkollave zakonisht bëjnë rinovime në objekte.
Por vonesat në procedurat e prokurimit kanë bërë që rinovimet në disa shkolla në kryeqytet të pamundësohen, raporton Ekonomia Online.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, tha se këtë vit në shkollat e komunës së Prishtinës, është kryer vetëm renovimi i nyejve sanitare si dhe janë kryer disa intervenime në terrenet sportive në shkolla.Ajo ka sqaruar se nuk është kryer edhe meremetimi i nevojshëm pasi që janë vonuar procedurat e prokurimit për disa kontrata, por që thotë se do të punohet ditëve në vazhdim edhe vikendeve.
“Këtë vit komuna e Prishtinës deri tani ka filluar vetëm me rinovimin e nyejve sanitare dhe terrene sportive pasi që procedurat e prokurimit janë vonuar për kontrata e tjera, mbetet në ditët në vazhdim dhe vikendet të intervenohet në shkollat ku ka nevojë”, tha Shala.
Shala tha se Komuna e Prishtinës është e gatshme për fillimin e vitit shkollor 2019/2020.
Ajo thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet, duke filluar nga pajisja e shkollave me tekste mësimore e deri te materialet pedagogjike.
“Komuna e Prishtinës i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor duke filluar nga materialet pedagogjike të cilat duhet ti kenë shkollat në shkollë, gjithashtu edhe pajisur me tekste mësimore sipas informatave që i kemi, janë veç se duke u pajisur shkollat dhe pritet që deri më 2 shtator kur fillon mësimi, të gjitha shkollat të jenë të pajisura me tekstet mësimore nga Ministria e Arsimit”.
Shala tha se në 7-të shkollat e Prishtinës, mësimdhënësit ende kanë vështirësi në implementimin e kurrikulës së re dhe si rrjedhojë e kësaj, MAShT është obliguar të formojë një grup ekspertësh të cilët do t’i mbështesin mësimdhënësit në implementimin e saj.
“Komuna e Prishtinës në nivel komunal i ka bërë edhe planet vjetore dhe tani është duke i punuar edhe planet dy mujore me mësimdhënësit e gjithë komunës sepse Komuna e Prishtinës i ka të ndara shkollat në grupe shkollash, nga 6-të apo 7-të shkolla, për t’i mbështetur në implementimin e kurrikulës së re, sepse siç e dini sivjet është viti i 3-të i implementimit të kurrikulës dhe mësimdhënësit po kanë vështirësi të mëdha në impelemntimin e saj, kështu që si nevojë e kemi formuar një grup prej ekspertësh”.“…ata janë trajner të kurrikulës, të cilët janë të certifikuar nga Ministria e Arsimit dhe i mbështesin mësimdhënësit në implementimin e kurrikulës, këtë vit plani vjetor, është bërë nga ky ekip i ekspertëve në bashkëpunim me mësimdhënësit, kurse plani dy mujor sot është duke u bërë në shkolla sipas aktiveve profesionale”, shtoi Shala.
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje