Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje të mërkurën Serbisë të bëjë përparim të prekshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke kërkuar reforma dhe një përputhje më të madhe me politikën e jashtme të BE-së gjatë një vizite në Beograd.
Ajo theksoi në Beograd se duhet bërë përpjekje për për përparim në fushën e sundimit të ligjit, mediave elektronike, dhe ligjin zgjedhor.
Qëndrimet e BE-së janë të qarta dhe nënkuptojnë liri, jo shtypje, duke përfshirë të drejtën për tubim paqësor, partneritet, jo nënshtrim, diplomaci në vend të agresionit. Ia vlen të bëhet kjo përpjekje sepse po i afroheni qëllimit… Është e nevojshme të përshpejtohen reformat në sundimin e ligjit, median elektronike, ligjet zgjedhore dhe harmonizimin me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, tha Von Der Leyen, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç”.
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...