Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka uruar presidenten e vendit, Vjosa Osmani pas miratimit të Raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Me anë të një postimi në “X”, Von Cramon i ka uruar edhe qytetarët e Kosovës pas kalimit të pikës së Raportimit, që është një nga hapat final drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, shkruan Arbresh.info.
“Urime e nderuar presidente Vjosa Osmani për këtë hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës. Është mirë të shohësh një shumicë të gjerë në Komision”, shkroi Cramon.
Pro pikës së Raportimit ishin 31 vota, ndërsa katër vende ishin kundër – Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja, ndërsa Greqia ka abstenuar./Arbresh.info/
Congratulations dear President @VjosaOsmaniPRKS for this significant step towards full membership to the @coe (Council of Europe).
It’s good to see a broad majority in the Committee.Welcome to everyone in ??becoming finally a member of this important European institution. https://t.co/PIMMzI3RpF
— Viola von Cramon ?????? (@ViolavonCramon) March 27, 2024
LEXO EDHE:
Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut personi i ...
‘Më të mirat në botë’, pse SHBA-të po blejnë ani...
Shenjat e fshehura të stresit: Si t’i dalloni ato?
Simeone i del në mbrojtje Alvarezit: Brenda pak kohe, me sig...
Të kërkuarit nga Sllovenia i caktohet masa e paraburgimit në...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfund...