Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka dhënë detaje rreth vizitës së saj në komunat veriore të vendit.
Ajo, përmes një video mesazhi të publikuar në Twitter ka theksuar se situata atje është e tensionuar
“Jam mbi urën që ndan veriun dhe jugun e Mitrovicës. Sot kam qenë në veriun e Kosovës ku kam kaluar ditën duke folur me përfaqësues të shoqërisë civile, opozitën, forca policore dhe institucione në veri. Duhet ta pranoj se është shumë situatë e tensionuar. Pamë shumë automjete të armatosur, forca të armatosura, nuk e di nëse kjo është një ide e mirë në këtë situatë duke futur me forcë kryetarët e zgjedhur të komunave në ndërtesat e komunave”, ka thënë ajo.
Kryetarët e rinj edhe pse të zgjedhur de jure, nuk kane force të legjitimitetit për tu futur në ndërtesë me forcë, teksa ajo shton se duhet të gjenden zgjidhje të qëndrueshme dhe duhet të ndërtohet besimi në mes të komuniteteve.
“Mendoj se duhet të mendojmë dy herë me të vërtetë për masa të ndërtimit të mirëbesimit, për zgjidhje të mençura dhe të gjeturit mënyra të qëndrueshme të ndërtimit të masave të mirëbesimit në veri të Kosovës”, shtoi Von Cramon./Arbresh.info/
My message from the #Mitrovica #bridge to everyone across #Kosovo pic.twitter.com/4NA82NgsiK
— Viola von Cramon ???? (@ViolavonCramon) May 28, 2023
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person
Elijona fton banorët për të festuar ditëlindjen e saj së bas...
FIFA dhe UEFA konfirmojnë ndryshimet statutore të FFK-së
Vodhi një televizor më 2024, arrestohet i dyshuari në Kaçani...