Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon ka thënë se edhe Gjermania duhet të shtojë prezencën ushtarake në Kosovë.
Kështu ka deklaruar, Von Cramon teksa ka shpërndarë njoftimin e Qeverisë britanike ku thuhet se Londra do ta shtojë prezencën ushtarake në Kosovë edhe me 200 trupa tjera, shrkuan Arbresh.info.
“Vendim i rëndësishëm për të vendosur 200 trupa luftarakë britanikë për ta përforcuar KFOR’in -NATO’n në terren. Gjermania duhet të prijë me vendosjen e trupave për të siguruar paqen, dhe për t’i mbrojtur në Kosovë aty ku KFOR’i dhe NATO janë jetikë”, ka shkruar ajo në “X”.
Aktualisht Bundeswehri ka 85 ushtarë në Kosovë por sipas mediave gjermane në bazë të vendimit për zgjatjen e mandatit të tyre numri i ushtarëve mund të rritet deri në 400./Arbresh.info
Important decision to deploy 200 UK ?? combat troops to reinforce @NATO_KFOR on the ground.
?? should lead in deploying more troops to ensure peace, deter and protect everyone in ??, whereby @NATO led #KFOR remains vital. https://t.co/5ByPNDaYel
— Viola von Cramon ???? (@ViolavonCramon) October 2, 2023
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...