Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se e kishte vjedhur një telefon mobil.
Përmes një komunikate për media, Policia bënë të ditur se i njejti telefonin e vjedhur e kishte shitur.
Telefoni është sekuestruar dhe i është rikthyer pronarit.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 24.09.2022, rreth orës 18:15, ёshtё informuar se nё rrugёn “Bekim Berisha” ne Pejё, viktimёs iu ёshtё vjedhur njё (1) telefon mobil. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datë 27.09.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar, i njëjti dyshohet se e ka vjedhur telefonin mobil dhe e kishte shitur”.
“Telefoni mobil ёshtё sekuestruar nge hetuesit e stacionit Policor Pejё, dhe i njëjti pas procedurave iu ёshtё kthyer pronarit legjitim. Pas intervistimit i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё”./arbresh.info/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...