Dy burra dhe një grua janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht dhe i kishin grabitur telefonin dhe parat një personi.
Në raportin 24 orësh thuhet se me vendim të prokurorit, dy burrat e dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa gruaja është liruar.
“Fushë Kosovë/09.03.2024-23:10. Më 19.05.2024 janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare pasi të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht viktimën dhe i kishin grabitur një telefon dhe para të gatshme. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...