Partia më e madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE i kishte dhënë ultimatum kryeministrit Zoran Zaev për dorëzimin e dorëheqjes, por mungesa e këtij veprimi shtyu opozitën që me 61 nënshkrime të deputetëve të fillojë nismën për shkarkim.
“Kjo qeveri ka revoltuar qytetarët dhe kjo u dëshmuan edhe në zgjedhjet e fundit. Vazhdimi i kësaj qeverie nënkupton edhe më tej thellimin e të gjitha problemeve të lartpërmendura. Qytetarët meritojnë një jetë më të mirë. Koha është që ndarjet dhe konfliktet të ndërpriten, koha është për ndryshime. Kjo qeveri dëshmoi se funksion përmes konflikteve. Nuk janë kujdesur as për shtetin e as për qytetarët. Larguan vendin nga Bashkimi Evropian”, ka theksuar nënkryetari i VMRO-së, Aleksandar Nikollovski.
Nga ana tjetër, edhe pse vetë Zaev premtoi dorëheqje shkroi se shkarkimi i tij rrezikon bashkëjetesën, marrëdhëniet me fqinjët dhe marrëveshjet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut
Pas njoftimit të VMRO-së për mocion mosbesimi ndaj qeverisë, Zoran Zaev ka theksuar se mocioni është më shumë dëshirë e opozitës dhe se sipas tij, nuk përkon me realitetin.
“Për shkak të dëshirës për pushtet janë të gatshëm që shtetin ta dërgojnë në humbje, ndërsa populli të vuajë. Këto ditë jemi dëshmitarë të cenimit të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes së Ohrit, shoqërisë së përbashkët dhe të barabartë, paqes së brendshme të qytetarëve dhe të raporteve të mira me fqinjët. Por, ky vend nuk ka popullin, qytetarët, demokratët, luftëtarët, politikanët dhe partitë e veta që nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski të kapin dhe të shkatërrojnë përsëri vendin”, ka shkruar Zaev.
Të enjten është caktuar seanca për votimin e mocionit të mosbesimit. Për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, opozitës do t’i duhen 61 vota të deputetëve nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Maqedonisë së Veriut./Euronews Albania/
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...