Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ka thënë se me pikëllim të thellë e ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të poetit, publicistit, kritikut letrar dhe studiuesit Ramadan Musliu.
Sipas saj, kontributi i Ramadan Musliut ishte dhe do të mbetet shumëdimensional.
“Ai ishte njëri prej kritikëve letrarë më të dalluar të letrave shqipe, si poet solli poezinë me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme, e si publicist qe i spikatur dhe me dije të thellë kulturore”.
“Vdekja e tij e hershme është humbje e madhe për kulturën dhe artin në përgjithësi në Kosovë”.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, komunitetin kulturor në Kosovë dhe për të gjithë ata që patin rastin ta njohin”.
https://www.facebook.com/vlora.dumoshi/posts/10157940256754075
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin