Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, në përvjetorin e vdekjes së
poetit, Ali Podrimja ka deklaruar se ai do të mbetet i paharruar në mesin tonë, transmeton arbresh.info.
Sipas Dumoshit, poezia e tij ka qenë e pasur me figurshmëri poetike dhe me nivel të lartë kuptimor e sensual./arbresh.info/
Kjo është letra e Vlora Dumoshit:
Sot janë bërë tetë vite nga mosprania fizike e poetit tonë të madh, Ali Podrimja, por që mbetet gjithmonë në kujtimet tona përmes trashëgimisë letrare që la pas.
Ali Podrimja, i cili ka qenë autor i shumë vëllimeve me poezi dhe me të drejtë konsiderohet një poet i kalibrit ndërkombëtar dhe si ndër përfaqësuesit më të njohur të poezisë së sotme shqiptare.
Poezia e tij ka qenë e pasur me figurshmëri poetike dhe me nivel të lartë kuptimor e sensual. Podrimja përmes artit poetik ka përçuar kulturën e traditën shqiptare dhe me krijimtarinë e tij e ka ngritur në një nivel tjetër poezinë shqipe.
Poezitë “Lum Lumi”, “Unë, biri yt, Kosovë”, e shumë e shumë poezi tjera të Aliut do të mbesin gjurmë të pashlyera në kulturën moderne të Kosovës.
E kujtojmë me mall dhe krenari poetin e paharruar Ali Podrimja. Krenohemi që e patëm dhe mburremi ende para popujve tjerë me krijimtarinë e madhe e të bukur që ka lënë pas.
Sinqerisht,
Vlora Dumoshi
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj