Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas homazheve të kryera në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ka theksuar rëndësinë historike dhe simbolike të këtij vendi për kombin shqiptar.
Ajo u shpreh se Prekazi mbetet pikënisja e sakrificës dhe heroizmit, një kujtesë e përhershme për vlerat mbi të cilat është ndërtuar liria e vendit.
Çitaku foli edhe për mungesën e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur dëshirën që ky të jetë viti i fundit pa praninë e tyre.
“Sot na mungojnë shumë liderët tanë të luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Qoftë ky nëntori i fundit që e shënojmë pa të”, deklaroi Çitaku.
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...