Analisti Azem Vllasi nuk sheh shenja pozitive të arritjes së një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Pas takimit në Bruksel në mes të presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, Vllasi thotë se situata u përkeqësua.
‘Ishte faktikisht një takim i mospajtimeve dhe përkundër asaj që këtu shumë flitet për biseda finale, për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka asnjë indikator serioz që këto janë takime finale. Përkundrazi, unë besoj që kemi mbërri në fazën kur situata është më e mjegullt’, tha Vllasi për televizionin publik.
Dialogu i një dite më parë në Bruksel mes presidentëve Thaçi e Vuçiq rezultoi pa ndonjë marrëveshje të arritur, madje presidenti serb paralajmëroi se nuk do të kthehet në dialog derisa janë në fuqi masat e Qeverisë së Kosovës për mallrat serbe.
Megjithatë zyrtarë të BE’së kanë konfirmuar se Thaçi dhe Vuçiq janë pajtuar që të mbesin në kontakt konstant gjatë ditëve në vijim dhe vlerësojnë vazhdimin e dialogut.
OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shku...
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...