Këshilltari i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Arbër Vllahiu, në një konferencë për media ka thënë se në bazë të informatave nga tereni që kanë, ka pasur një proces të rregullt dhe pa probleme, transmeton Arbresh.info.
“Informatat nga tereni flasin për një proces të rregullt dhe pa probleme, gjithë komisionarët vëzhguesit, kanë qenë funksionale që prej hapjes së vendvotimeve në gjithë Kosovën”, ka thënë ai.
Ai më tutje ka thënë se pret që në orët e ardhshme të shtohet numri i votuesve dhe qytetarët të kryejnë obligimin e tyre si qytetarë duke vendosur për Kosovën.
“Përqindja në orët paradites ka qenë e respektueshme, por pritet që të rritet në orët në vazhdim. Ne si parti politike iu bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që ta kryejnë obligimin e tyre dhe të vendosin për vetën dhe Kosovën.
Vlerësojmë lartë qytetarinë Kosovës në këtë proces zgjedhor dhe ju bëjmë thirre të gjithë qytetarëve me të drejtë vote të kryejnë obligimin e tyre qytetar”, u shpreh Vllahiu.
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...