Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu ka vizituar shoqatën Handikos.
Pas takimit, Vllahiu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka paraqitur prioritet e tij, në rast se e merr postin e kryetarit të Kuvendit.
“Në Shoqatën Handikos për t’u njohur më për së afërmi me shqetësimet dhe sfidat e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara. Barazia, gjithëpërfshirja, respekti dhe vlerësimi i secilit qytetar të Prishtinës janë vlerat e shoqërisë sonë. Qasja në secilin objekt në Prishtinë edhe në ndërtesa publike edhe në banesat kolektive, rritja e numrit të të punësuarve nga ky komunitet, transport adekuat publik, përfshirje në arsim, shtim të numrit të mësimdhënësve për nevojat e komunitetit, fond të posaçëm për nevojat e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara do të jenë prioriteti ynë. Zbatim të plotë të ligjit. Ta respektojmë njeriun tonë, qytetarin tonë. #PërPrishtinën e dinjitetshme!”, ka shkruar Vllahiu.
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë