Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shkodër, ku do të pritet nga kryetari i Bashkisë, Benet Beci. Pas takimit, parashikohet edhe një deklarim për media.
Gjatë vizitës, Presidentja Osmani do të vizitojë Muzeun “Marubi” dhe Muzeun e Kujtesës, ku do të zhvillojë një takim me përfaqësues të komuniteteve fetare. Më pas, ajo do të takohet me gratë intelektuale shkodrane.
Vizita do të përmbyllet me një Koncert Festiv në sheshin pranë Bashkisë së Shkodrës, aktivitet që mbahet në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje