Ushtruesja e detyrës presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me publikimin e fundit që u bë lidhur me emërimin e Flakron Shalës djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, si konsull në Pragë të Çekisë.
Osmani deklaroi se emërimi i konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera të cilat po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Hashim Thaçi, e jo nga ajo si ushtruese e detyrës.
Ajo tha se ky vendim do të shfuqizohet, shkruan Arbresh.info
Ky është reagimi i plotë i Vjosa Osmanit:
Emërimi i Konsullit të Përgjithshëm në Pragë dhe emërimet e tjera që po publikohen këto ditë janë bërë nga ish-Presidenti Thaçi, e jo nga unë si ushtruese e detyrës. Përkundër kërkesës sime, deri tani as edhe një dokument i vetëm nuk më është sjellë për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë.
Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njejtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi