Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa ka pritur në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Euroazi dhe Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kanadasë, David Sproule, Ambasadorin e Kanadasë, Alan Bowman dhe Komisioneren për Tregti në Ambasadën e Kanadasë, Synthia Dodig.
Nënkryetarja Osmani falënderoi shtetin kanadez për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës përmes projekteve të ndryshme zhvillimore.
Poashtu Osmani e njoftoi diplomatët për zhvillimet politike në vend dhe ecurinë e bisedimeve LDK-LVV për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje. Njëkohësisht, Osmani potencoi rëndësinë për thellimin e bashkëpunimit me qeverinë kanadeze në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy shteteve.
Ambasadori Bowman uroi Osmani për mbarëvajtjen dhe rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe shprehu përkushtimin e Kanadasë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e Kosovës në proceset e ardhshme./arbresh.info/

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...