Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar dy heronjtë e kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
Në 22 vjetorin e rënies heroike të tyre, Osmani thotë se ata u shndërruan jo vetëm në heronj të Kosovës, por në rrëfimin që do të mbijetojë brezat për çiftin dëshmorë.
“22 vjet më parë Fehmi e Xhevë Lladrovci u shndërruan jo vetëm në heronj të Kosovës, por në rrëfimin që do të mbijetojë brezat për çiftin dëshmorë! Siç e kaluan bashkë gjithë jetën, vazhduan edhe në luftë duke e transformuar aktivitetin e tyre kombëtar në luftë për çlirimin e vendit për të cilën nuk pushuan deri në frymën e fundit”, ka thënë Osmani.
Osmani thotë së Fehmi dhe Xhevë Lladrovci janë kuptimi i lirisë sot, janë amaneti i brezave dhe thirrje që shtetin ta bëjmë siç deshën ata.
“Në betejën e Çiçavicës u takuan së fundi e po aty ranë të dytë për t`u shndërruar në referencë të lirisë sonë, në kurajo dhe në inspirim se për lirinë gjithçka ka kuptim. Xheva me Fehmiun janë kuptimi i lirisë sot, janë amaneti i brezave dhe thirrje që shtetin ta bëjmë siç deshën ata!
Kujtim përherë për Xhevën e Fehmiun dhe për të gjithët gratë e burrat dëshmorë që e bën të mundshme lirinë tonë” ./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...