Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, ka thënë se kosovarët këtë ditë e kujtojnë si të çmuar, si një popull të cilit iu janë hapur dyert në të kaluarën.
Osmani, me anë të një postimi në llogarinë e saj në ‘Twitter’ ka bërë thirrje ndaj të tjerëve që t’i mbajnë kufinjtë hapur për refugjatë.
“Si një popull, të cilit ia kanë hapur dyert në të kaluarën, #RefugeeDay (Dita e Refugjatëve) na kujton se sa e çmuar është të jetosh lirshëm dhe në mënyrë të sigurt”, ka deklaruar ajo.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të mbajmë dyert dhe zemrat hapur për ata që detyrohen t’i lënë shtëpitë e tyre në kohërat më të vështira”, ka shtuar tutje presidentja Osmani.
Dita Botërore e Refugjatëve është ditë ndërkombëtare e organizuar çdo vit më 20 qershor nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)./arbresh.info/
Shpërthime të fuqishme, Izraeli nis sulme të reja ndaj Teher...
Rrëzimi i avionit amerikan në Irak, konfirmohen katër të vde...
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në UP pritet të hy...
I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqip...
Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja Mushkolaj
Babai i Gjestit paraqitet në Gjykatë, aty ku po mbahet seanc...