Pos djalit të deputetit Haxhi Shala, njëri nga të shkarkuarit nga Vjosa Osmani, është edhe djali i zyrtarit të lartë të PDK-së, Isni Kilajt.
Fjala është për Blendi Kilaj, konsull në Lubjanë.
Kilaj ishte zëvendësministër i Diasporës dhe kryetar i PDK-së në Malishevë.
Osmani pos djalit të Haxhi Shalës e Isni Kilajt, e ka shkarkuar edhe Lindon Kqira (Shkup) dhe Halim Krasniqi (Tiranë).Vendimi për shfuqizimin e katër dekretëve u bë në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese si dhe bazuar në praktikat diplomatike e konsullore, tha Presidenca, raporton Gazeta Blic..
“Sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada. Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës.
Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak”, ka thënë Presidenca.Si udhëheqëse e politikës së jashtme, Osmani ka thënë se është e përkushtuar që të mbrojë ligjshmërinë dhe profesionalizmin përgjatë emërimeve në shërbimin e jashtëm.
Ajo gjithashtu ka thënë se do të vazhdojë të insistojë, që të mos tejkalohet kuota e emërimeve politike, e paraparë me Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik, dhe që emërimet të bëhen nga radhët e diplomatëve të karrierës.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...