Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot u takua me ministrin e jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Osmani ka falënderuar Greqinë për mbështetjen, duke shpresuar që ajo të konkretizohet me njohjen formale të shtetit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Osmani theksoi se Kuvendi i Kosovës ka përcaktuar vijat e kuqe në raport me dialogun me Serbinë.
Ky është njoftimi nga zyra e Kryetares së Kuvendi:
Në takim u diskutua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet të të dy vendeve, me fokus të posaçëm në sferën e ekonomisë, shëndetësisë dhe arsimit.
Për më tepër, u diskutua edhe për zhvillimet në fushën e dialogut dhe procesin e integrimit evropian, me ç’rast falënderoi Greqinë për mbështetje në procesin e liberalizimit të vizave.
Kryetarja Osmani theksoi se Kuvendi i Kosovës ka përcaktuar vijat e kuqe në raport me dialogun me Serbinë.
Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për situatën me menaxhimin e pandemisë, efekteve të saj si dhe vështirësitë ekonomike.
Më tej, kryetarja e Kuvendit ka shfaqur interesimin për zhvillimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe në këtë kontekst e ka njoftuar ministrin grek për konstituimin e Grupit të miqësisë me Greqinë.
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore