Vjosa Osmani: I përjetshëm kujtimi për profesorin Bardhyl Çaushi

12:47 | 10 Maj 2020
A Z

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kujtuar profesorin Bardhyl Çaushi në 21 vjetorin e kidnapimit të tij nga forcat serbe.

Ajo ka thënë se për njeriun i cili pjesën dërmuese të jetës së tij ia kushtoi drejtësisë, sot ende nuk ka drejtësi.

“21 vjet më parë, intelektuali e bashkëpunëtori i Presidentit Rugova, Profesor Bardhyl Çaushi ishte kidnapuar nga forcat serbe për t`iu gjetur eshtrat në shtator të vitit 2005”.

“Për njeriun, i cili pjesën dërmuese të jetës së tij ia kushtoi drejtësisë, sot ende nuk ka drejtësi. Ndaj duhet të bëjmë çdo gjë që përgjegjësia për kidnapimin dhe vrasjen e tij t`i nënshtrohet drejtësisë”.

“Nuk mund të falen krimet, në mënyrë që të mos përsëriten ato”.

“Profesor Bardhyli e kishte trajtuar besën në aspektin studimor, e cila sipas tij mbështetej në vetë domethënien e fjalës së dhënë për diçka të rëndësishme”.

“21 vjet pasi që u ndërpre ky uragan intelektual, duhet ta përmbushim besën në mënyrë që vrasësit e tij të sillen para drejtësisë”.

“I përjetshëm kujtimi për profesorin e së drejtës e atdhetarin Bardhyl Çaushi!”

Shpërndaje në rrjete sociale