Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka përsëritu mospajtimet e saja me presidentin e vendit Hashim Thaçin, raporton arbresh.info.
Në një konferencë për media Osmani tha se dihet botërisht se nuk ka raporte të mira me presidentin e vendit duke lavdëruar raportet që ka me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.
Ajo tha se me Kurtin ka raporte shumë të mira, duke theksuar se mbajnë takime çdo javë për bashkëpunim Kuvendi- Qeveri.
“Unë besoj shumë që bashkpunimi ndërinstitucional është më rendësi. Si Kryetare e Kuvendit kam shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar si më Presidentin si më Kryeministrin. Në e kemi një praktik javore që takomi më Kryeministrin çdo javë. Unë do të vazhdoj të takohem më Kryeministrin e vendit. Kemi bashkëpunim të mirë. Lidhur më Presidentin s’ka pasur ndonjë kërkesë për tu takuar më të ndonjëherë. Ju e dini që kur Presidenti i vendit ka ftuar në takim ka ftuar krerët e partive por jo edhe mua si Kryetare të Kuvendit. Edhe zogjtë e malit e dinë raportin tim më Presidentin”./arbresh.info/
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...