Kryeministri Avdullah Hoti në fillim të javës e nisi me një konferencë për media, ku ndër të tjera tha se “Nuk keni parë gjë akoma për kthimin e ligjshmërisë”, e që më pas ndodhen disa skandale brenda institucioneve të vendit.
21 tetor 2020
Mbi 2 milionë euro janë marrë ilegalisht nga Thesari shtetëror i Kosovës. Sipas Policisë, lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, ndërkaq dy të tjerë gjenden në arrati.
Ndërkaq njoftohet se është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.
“Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami doli në një konferencë për media dhe dha detaje se si ndodhi, shkruan Arbresh.info.
“Paret janë tërhequr prej Ministrisë së Infrastrukturës dhe kanë kaluar te një operator ekonomik me 9 tetor”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se zyrtari i arrestuar ka punuar mbi 11 vjet në Thesar.
Bajrami ka thënë se buxheti është i sigurt dhe janë duke u hetuar të gjitha transaksionet.
“Sot fatkeqësisht lajmi nuk është aq i mirë. Bëhet fjalë për 4 transaksione të dyshimta që kanë ndodhur nga llogaria e Thesarit. Rreth 2.1 milionë euro kanë shkuar në llogari të një operatori ekonomik. E kemi denoncuar rastin. Kemi kërkuar auditim të brendshëm. Janë suspenduar dy persona, një është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ne tani kemi gjurmuar të gjitha transaksionet. Institucionet e rendit po bëjnë përpjekje maksimale që këto mjete t’i kthehen Thesarit të Kosovës. Është një rast i izoluar”, tha ajo
22 tetor
Një ditë pas, vidhet kasaforta në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës.
Me 22 tetor në orët e vona ka ndodhur një grabitje e rëndë në zyrat e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës(AUVK), në Fushë Kosovë, në periferi të Prishtinës.
Drejtori ekzekutiv në AUVK, Naser Krasniqi, në një konferencë për media, e kishte konfirmuar se të enjten nga ora 12 të mesnatës deri në ora 4 të mëngjesit në ndërtesën e këtij institucioni kanë hyrë persona tash për tash të paidentifikuar dhe e kanë vjedhur një kasafortë.
Krasniqi nuk ka dhënë ndonjë informacion se çfarë ka pasur brenda kësaj kasaforte, por ka thënë se më këtë rast janë duke u marrë organet e rendit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar në mëngjes.
“Sot në ora 08:05 në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime per rastin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.
“Njësitë kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka thënë Hoxha.
Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është njoftuar në lidhje me rastin dhe, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i kryer veprimet hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe kapjen e autorëve./Arbresh.info/
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...