Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës së Sulltan Nevruzit, duke zgjedhur si simbolikë Teqejenë e Helvetive, një nga objektet më të bukura të trashëgimisë shpirtërore në Ballkan.
Nga qyteti i Berat, i njohur për historinë dhe harmoninë fetare, Rama theksoi rëndësinë e paqes dhe bashkëjetesës, duke e cilësuar këtë vend si një hapësirë ku “qetësia dhe harmonia janë besim”.
Në mesazhin e tij, Kryeministri uroi të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë për një ditë të bekuar, duke shtuar urimin për “një të diel të paqtë”, në frymën e kësaj feste që simbolizon ringjalljen shpirtërore dhe shpresën.
Dita e Sulltan Nevruzit, e kremtuar gjerësisht nga komuniteti bektashi, mbetet një moment reflektimi, uniteti dhe besimi për shumë shqiptarë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...