Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të vjedhjes në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.
Sipas raportit të policisë, rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 22:10 ku janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit kishin kryer vjedhje në një market, shkruan Arbresh.info.
Gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe janë kthyer pronarit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Një tjetër rasti ka ndodhur në Prishtinë ku një shtetase e Maqedonisë së Veriut është arrestuar nën dyshimin se ka kryer vjedhje në dyqanin e ankuesit kosovar.
Gjërat e vjedhura janë sekuestruar nga policia, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Prishtinë / 18.01.2025 – 22:10. Më 19.01.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit kishin kryer vjedhje në një market. Gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policiës.
“Prishtinë / 18.01.2025. Më 19.01.2025 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Maqedonisë së Veriut për shkak se e njëjta dyshohet të ketë kryer vjedhje në dyqanin e ankuesit kosovar. Gjerat e vjedhura janë sekuestruar nga policia, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, njoifton policia.
E në Fushë Kosovë, gjithashtu është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut, me dyshimin për kryerjen e disa rasteve të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.
“Fushë kosovë/19.01.2025-01:17 Me dyshimin e bazuar për kryrjen e disa rasteve të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, njofton policia./Arbresh.info/
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...