Një rast vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së viktimës dhe kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme, një armë gjuetie, një pistoletë dhe 45 fishekë.
“Rr. Selman Riza, Prizren 09.03.2026, 20:00. Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë arritur të marrin stoli ari, para të gatshme, një armë gjuetie, një pistoletë dhe 45 fishekë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati