Një rast vjedhje e rëndë ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, një dëshmitar ka raportuar në polici se ka vërejtur hapur derën e shtëpisë së viktimës, shkruan Arbresh.info.
Sipas viktimës, persona të panjohur kanë vjedhur disa gjëra nga teknika e bardhë, dy motosharra njëra me rrymë dhe tjetra me benzinë, 80 litra raki si dhe dy testera të vogël.
“Banjskë, Zveqan 15-20.09.2025 – 15:00-12:36. Raportohet se një dëshmitar mashkull kosovar ka vërejtur se është hapur dera e shtëpisë së viktimës femër kosovare. Sipas viktimës persona të pa njohur kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur: disa gjëra nga teknika e bardhë, dy motosharra njëra me rrymë dhe tjetra me benzinë, 80 litra raki si dhe dy testera të vogël. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...
Osmani pas rezultateve preliminare: Ky është veç hapi i parë...