Njohës i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala me rastin e vizitës së shefit të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns ka theksuar se Amerika po detyrohet të përdorë kalibrin e rendit, sipas tij numrin një të inteligjencës në rajonin e Ballkanit.
Shala pohon se vizitat politike të liderëve nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk patën efektin e duhur në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku kjo sipas Shalës ka bërë që kreu i CIA-s të detyrohet të vijë në këtë rajon.
Postimi i plotë:
Nga vizitat politike, Amerika detyrohet të përdorë kalibrin e rendit, që është numri 1 i inteligjencës në rajonin e Ballkanit!
Vizitat politike të liderëve nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk (paten ) kanë efektin e duhur në rajonin e Ballkanit Perëndimor !
Prandaj, është detyru kreu i CIA-s që të vijë personalisht në këtë rajon në një kohë kur lufta ukrainase/Ruse ka hyrë në një dimension tjetër.
Por le ti kthehem kësaj vizite bazuar në atë që mund të konkludohet nga deklaratat formale dhe joformale të deritanishme:
Kundër retorikës së nacionalizmit që të dërgon në veprim në terren duke shkelur në M.Dejton ose M.Rambujesë.
Kundër vazhdimit të tolerimit të ndikimit rus në Ballkan në forma malinje (hibride) në disa pjesë të këtij gadishulli.
Lufta kundër terrorizmit është çelësi i bashkëpunimit edhe në fusha të tjera.
Përcaktimi i prioriteteve që do të karakterizojnë Ballkanin Perëndimor për një periudhë 10-20 vjeçare për të qëndruar në rrugën e përbashkët demokratike.
Avancimin e bllokimit të propagandës ruse në rrjetet dhe mediave.
Forcimin e aleancës me vendet antare të NATO në pjesen e Inteligjencës civile dhe ushtarake me SHBA.
Mirë se vini Drejtor !/Arbresh.info
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...