Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim ambasadorin jo-rezident të Japonisë në Kosovë, Kiyoshi Koinuma, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit të Kosovës si dhe avancimin e marrëdhënieve të të dyja shteteve.
Në kuadër të këtij takimi është diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, ndërkohë që vëmendje e posaçme i është kushtuar avancimit të marrëdhënieve dy-palëshe në mes dy vendeve.
Për qëllimin e njëjtë, kryediplomati kosovar, Pacolli dhe Ambasadori japonez, Koinuma kanë diskutuar në lidhje me organizimin e ceremonisë për shënimin e dhjetë vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve në fillim të vitit të ardhshëm dhe po ashtu organizimin e një Forumi Ekonomik në mes dy vendeve, që pritet të mbahet në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019. /arbresh.info/

Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...