Kryetari i qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë, Arbren Vitia në mbledhjen e sotme të këshillit ka thënë se VV është kundër Gjykatës Speciale.
“Tani e gjithë bota po e sheh se me çfarë njerëz të korruptueshëm po udhëhiqemi, e me këta njerëz kemi pranuar edhe Gjykatën Speciale e cila po heton komandantë e UÇK-së. Ne nuk duam të gjykohet lufta e luftarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse ka qenë luftë çlirimtare ndaj një pushtuesi kriminal por ne duam që të korrupsioni”, ka thënë ai.
Vitia ka thënë gjithashtu se Kosovës i duhen shumë vite për të mbërri zhvillimin e vendeve të rajonit, shkruan arbresh.info.
“Me këtë nivel dhe shkallë të zhvillimit, Kosovës I duhen edhe 40 vite për të mbërritur zhvillimin e saj”, ka shtuar ai.
Ndryshe ai ka thënë se janë subjekti më i madh në Prishtinë.
“Ne jemi subjekti me më shumti përkrahje në Prishtinë, vota e qytetarëve të Prishtinës ishte por vetëvendosjes. Grupi ynë i asamblistëve ngriti me dhjetëra çështje dhe probleme duke u bërë kështu zë i qytetarëve.”, ka shtuar ai.
Vitia këto i deklaroi gjatë mbledhjes së Këshillit të Qendres së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë/Arbresh.info/
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...