Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi se nga tetë policët e lënduar gjatë aksidentit të natës së kaluar, pesë prej tyre janë liruar për t’u rikthyer në shtëpi, ndërsa tre të tjerë janë ende të shtruar në Klinikën Emergjente të QKUK-së.
Ai theksoi se gjendja e tyre është stabile dhe momentalisht jashtë rrezikut për jetë.
“Nga tetë policët e lënduar sonte në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK. I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë”, thotw ai.
Ministri falënderoi stafin e spitalit të përgjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK për reagimin e shpejtë dhe profesional.
“Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë. I gjithë stafi në spitalin e pergjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në menyrë profesionale.I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit”, përfundon Vitia./Arbresh.info
Osmani takon shefin e OSBE-së, thekson rëndësinë e konstitu...
Gjykimi drejt fundit, Prokuroria e Hagës insiston që Thaçit ...
Dallaveret me vota – Prokuroria nis hetimin në Drenas
Shqipëria dhe Izraeli, partneritet strategjik në mbrojtje dh...
Mjekët e rrahur në QKUK ‘përfundojnë’ në Polici, Prokurori u...
Kantoni i Valaisit ndan 10 milionë franga për viktimat e Cra...