Vitia vizitoi sot Klinikën e Pediatrisë

15:32 | 29 Dhjetor 2022
K.B

Një vizitë në prag të Vitit të Ri, me dhurata e përqafime për më të dashurit tanë, fëmijët.

Ministri Vitia u shoqërua nga zëvendësministrja, Dr. Dafina Gexha-Bunjaku, kryesuesja e Bordit, Aida Rexhepi dhe u.d drejtoresha e përgjithshme e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu – Raci.

Ministri Vitia theksoi para fëmijëve të shtruar në repartin e Hemato – Onkologjisë dhe Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, angazhimin tij maksimal dhe gjithë institucioneve shëndetësore që të ketë furnizime me barna dhe kushte sa më të mira për trajtimin e tyre.

Rritja e buxhetit për shëndetësinë, do të reflektojë gati në trefishim të buxhetit për nevojat e fëmijëve që marrin trajtime mjekësore në këto reparte./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale