Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se Kosova është vonuar që të nisë negocimin për sigurimin e vaksinave duke iu referuar qeverisë paraprake.
Ai duke folur për punën në sigurimin e vaksinës anti-Covid-19, ka thënë se Qeveria Kurti ka bërë punë më shumë gjatë kësaj kohe se Qeveria Hoti për 5 muaj.
“Ju garantoj se këto vonesa disamujore kanë shtuar dinamikën dhe për 50 e sa ditë të Qeverisë Kurti është bërë më shumë se për pesë muaj të qeverisë paraprake”.
Vitia në kuvend është shprehur se hap i domosdoshëm dhe urgjent është sigurimi i vaksinave.
“Procesi do të mbulojë 60 përqind të qytetarëve deri në fund të vitit 2021. Janë duke u garantuar udhërrëfyesit dhe protokollet për COVID-19”.
Ai duke folur për planet në sektorin e Shëndetësisë, ka thënë se do ta finalizojnë edhe Spitalin e Prishtinës.
Ndërsa, ish- ministri Armend Zemaj ka thënë plani I Qeverisë është pandonjë specifikë.
Kritika ka dhënë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu./ arbresh.info/
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...
“Ne e kemi Yildizin” – McKennie mesazh tif...
Sulm me thikë në Sydney, një viktimë dhe dy të plagosur
Kjo është deklarata e Pavarësisë së Kosovës e shpallur para ...
Kurti: Sot festojmë, por edhe nderojmë rezistencën paqësore ...