Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e quajti këtë si ngjarje të rëndësishme për avancimin e fushës së shëndetësisë në Kosovë e më gjerë.
Sipas tij, simpoziumi është mundësi e shkëlqyer për të ndarë të gjitha eksperiencat e fundit në këtë fushë e për të diskutuar sfidat që paraqiten para tyre.
“Përparimet në fushën e implanteve ortopedike janë një dëshmi e mundësive të mëdha që teknologjia dhe inxhinieria mjekësore ofrojnë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe cilësisë së shëndetit të pacientëve tanë. Si MSH kemi për qëllim të mbështesim zhvillimin e avancimin e teknologjive të avancuara mjekësore për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor në vendin tonë. Përpjekjet tona janë të fokusuar në forcimin e infrastrukturës shëndetësore, përmirësimin e trajnimeve dhe rritjen e qasjes në pajisje dhe teknologji moderne mjekësore”, tha ai./rtk
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës